Malësia me dy "Takime Vendlindjesh"!
Lokale

Malësia me dy "Takime Vendlindjesh"!

14.Jul.2014 14:07
0
Malësia e Bujanocit, sipas organizatorëve të paraqitur do të ketë dy "Takime të Vendlindjes".

Edhe pse një organizim i tillë për këtë vit ishte paralajmëruar qysh më 6 korrik, sot me një organizim tjetër në vete paraqitet fshati Muhoc, pjesë e Malësisë së Bujanocit.

Njoftimi i sotëm i Këshillit organizativ nga fshati Muhoc, ndër të tjera paralajmëron “Takimin e Vendlindjes” vetëm për këtë vendbanim me vendasit, të shpërngulurit si dhe mërgimtarët.

“Takimet e Vendlindjes” në Muhoc është paraparë të mbahet të dielën (20 korrik) në oborrin e shkollës fillore “Migjeni” me fillim në orën 15:00.

“Njoftojmë se manifestimi “Takimet e Vendlindjes”, është tradicional dhe mbahen çdo vit në fund të javës së tretë të muajit korrik. Qëllimi i këtij manifestimi është takimi me të shpërngulurit nga fshati Muhoc si dhe takimi me mërgimtarët tanë që jetojnë përkohësisht në botën e jashtme”, thuhet në njoftim, transmeton Titulli.

Vlen theksuar se para këtij organizimi, më 6 korrik, një Këshillë tjetër organizues nga Malësia e Bujanocit kishte paralajmëruar mbajtjen e “Takimit të Vendlindjes”, ku nuk përjashtohej edhe fshati Muhoc.

Në këtë njoftim ndër të tjera thuhej se për këtë takim “ka qenë interesim i banorëve të shumtë të ndjekur e të shpërngulur nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit: Zarbicë, Priboc, Novosellë, Suharrën, Ramabuqë, Çarr, Gjergjec  etj”.

Ky “Takim i Vendlindjes” është paralajmëruar për t’u mbajtur më 3 gusht në fshatin Zarbicë./Titulli.com/

Bujanoc: Kthehet në shtëpi, por shtëpi nuk ka! (foto & video)
Ministri Agani premton specializime të tjera për mjekët e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration